Denivitt Aguliçe

Categories: ,

Përshkrimi

Shurup i përftuar nga ekstrakti i rrënjëve të agulices. Ka efekt lëngështues të mukusit bronkial duke lehtësuar kështu nxjerrjen e sekrecioneve
Qëllimi: Lehtëson kollitjen.

Veprimet:

Shurupi Denivit Aguliçe përmban saponina, lehtëson kollën, pakëson sekrecionet bronkiale dhe ul inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.

Vitamina C është një antioksidant dhe vepron duke stimuluar sistemin imunitar.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit :
Fëmijët 1-6 vjeç: 3 herë në ditë nga 2,5 ml (lugë kafeje)
Fëmijët 6-12 vjeç: 3 herë në ditë nga 5 ml (lugë çaji)
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 3 herë në ditë nga 10 ml

100 ml shurup përmban :

  • Ekstrakt rrënjë aguliceje 15,3%
  • Vitamin C 400 mg
  • Sakarozë
  • Pluhur konservues
  • Ujë të distiluar

Paralajmërime

Ky shurup nuk rekomandohet për diabetikë. Tunde para përdorimit. Të mbahet larg fëmijëve të vegjël. Nuk rekomandohet për personat të ndjeshëm ndaj konponentëve të produktit. Produkti përmban përbërës me origjinë bimore që mund të cojnë në përndryshime të vogla në përbërjen dhe pamjen. Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar