Përshkrimi
IMMUNODEN A-Z
30 TABLETA
MULTIVITAMINA DHE MINERALE ME LIKOPENE DHE LUTEINE
IMMUNODEN A-Z siguron të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për funksionin optimal të trupit!!
Vitaminat janë ushqimi kryesor për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin qelizor të trupit tonë.
IMMUNODEN A-Z ka në përmbajtje të tij të gjithë spektrin e vitaminave si Vitamin C, Vitamin E, Vitamin B1, B2, B6, B12, Vitamin D3, Vitamin K, Vitamin A.
Vitaminat e mësipërme konsiderohen esenciale, cka do të thotë se trupi nuk i prodhon dot vete ato, por janë të domosdoshme për funksionimin optimal të tij.
Mineralet janë shumë të rëndësishme në disa procese duke përfshire ruajtjen e kockave, muskujve, zemrës dhe funksionin optimal të trurit. Mineralet janë gjithashtu të rëndësishme në prodhimin e enzimave dhe hormoneve.
Ndërkohë që ne kemi nevojë për një sasi më të lartë të makromineraleve si: calciumi, fosfori, magnezi, kaliumi, klori dhe squfuri.
Ndërsa për sa i përket mineraleve gjurmë na duhet vetem një sasi e vogël e tyre si: hekuri, magnezi, bakri, jodi, zinku, kobalti, fluori dhe seleni.
Luteina dhe likopeni janë antioksidante shumë të fuqishëm që ndodhen në strukturën e syrit dhe trurit. Ndihmojnë në shumë funksione të trupit si në imunitet dhe metabolizem.
Përdorimi: 1 tablete në ditë, gjatë ose pas ngrënies.