Përshkrimi
Shurup i përftuar nga ekstraktet e Dredhkës është një produkt shtesë dietik që lehtëson kollën produktive dhe kollën e thatë.
Qellimi: Lehtëson kollitjen dhe redukton ndjesinë e kollës së thatë.
Shurupi Denivit Dredhke përmban saponina që ndihmojnë për të holluar mukusin e rrugëve të frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë lehtëson kollën e thatë dhe kollën produktive. Relakson muskujt e frymëmarrjes duke ulur stimulin për kollë të thatë.
Vitamina C është një antioksidant dhe vepron duke stimuluar sistemin imunitar.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit :
Fëmijë 1-6 vjeç: 3 herë në ditë nga 2,5 ml (lugë kafeje)
Fëmijë 6-12 vjeç: 3 herë në ditë nga 5 ml (lugë caji)
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 3 herë në ditë nga 10 ml
100 ml shurup përmban :
- Ekstrakt dredhke 30 ml 3,7% (Extractum fluidum Hederae folium)
- Vitamin C 400 mg
- Sakarozë
- Pluhur konservues
- Ujë të distiluar
Paralajmërime
Ky shurup nuk rekomandohet për diabetikë. Tunde para përdorimit. Të mbahet larg fëmijëve të vegjël. Nuk rekomandohet për personat të ndjeshëm ndaj komponentëve të produktit. Produkti përmban përbërës me origjinë bimore që mund të cojnë në përndryshime të vogla në përbërjen dhe pamjen. Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.