Denivit Plus

Kategoria:

Përshkrimi

Denivit Plus 125 ml është një shtesë dietike për hapjen e oreksit dhe forcimin e sistemit imunitar.
Veprimet: Mjalti përmban përbërësit e nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e njeriut. Trumza vepron me efikasitet në infeksionet respiratore, infeksionet e fytit dhe astma bronkiale, ka efekt qetësues në kollën me sekrecione.

Halat e pishës përmbajnë vajra esenciale dhe terebentinë që veprojnë si antiseptik natyrore dhe duke vepruar si spazmolitik ndihmojnë në zgjerimin e rrugëve të frymëmarrjes, nxjerrjen e sekrecioneve bronkiale dhe qetësimin e kollës.

Propolisi ka efekt kundër baktereve, ndikon në mbrojtjen e organizmit dhe shërimin e shpejtë të tij.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit :
Fëmijë 1-6 vjeç: 3 herë në ditë nga 2,5 ml (lugë kafeje)
Fëmijë 6-12 vjeç: 3 herë në ditë nga 5 ml (lugë caji)
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 3 herë në ditë nga 10 ml

100 ml shurup përmban :

  • Mjalt mali 80%
  • Tinktura trumze (Thymus Serpyllum) 2,7%
  • Tinkture hala pishe (Pinus sylvestris) 1,27%
  • Tinkture propolisi 5%
  • Ujë të distiluar 10%
  • Vitamin C 400 mg

Paralajmërime
Ky shurup nuk rekomandohet për diabetikë. Tunde para përdorimit. Të mbahet larg fëmijëve të vegjël. Nuk rekomandohet për personat të ndjeshëm ndaj komponentëve të produktit. Produkti përmban përbërës me origjinë bimore që mund të cojnë në përndryshime të vogla në përbërjen dhe pamjen. Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar